Futbollisti kosovar, Muharrem Jashari i është nënshtruar një operacioni gjatë ditës së sotme.
Përmes rrjeteve sociale, mesfushori i LNZ Cherkasy ka njoftuar për operacionin e suksesshëm
“Operacioni shkoi mirë. Një falënderim i veçantë për Dr Lasse Lempainen dhe gjithë ekipin e tij për kujdesin profesionist. Tani fillon rikthimi. Do të rikthehem më i fortë. Shihemi së shpejti”, ka shkruar mesfushori kosovar

