Bayern Munich U19 dhe Arsenali U19 kanë barazuar 3:3 në kuadër të UEFA Youth League, në një përballje ku vëmendje të veçantë mori talenti i Kombëtares së Kosovës, Erblin Osmani.
Osmani u tregua vendimtar duke shënuar nga pika e bardhë, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes dëshmoi potencialin dhe cilësitë e tij në një prej garave më të rëndësishme evropiane për futbollistët e rinj, shkruan Indeksonline
Paraqitjen e talentit kosovar e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili përmes një mesazhi ka shprehur përkrahjen për Osmanin dhe talentet e tjerë shqiptarë që po zhvillohen në akademitë prestigjioze evropiane.
