Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Të dielën derbi i Madridit, Atletico përballet me Realin

GD
Gazeta Demos19 shtator 2026 në 11:35
Të dielën derbi i Madridit, Atletico përballet me Realin

Stadiumi “Metropolitano” do të jetë arena e derbit të madh të Madridit, ku Atletico Madrid dhe Real Madrid do të përballen të dielën nga ora 16:15, në kuadër të xhiros së shtatë të La Ligës.

Kjo do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave nga kryeqyteti spanjoll këtë edicion.

Të dyja ekipet vijnë pas fitoreve në mesjavë. Atletico mposhti Osasunën 4:0 të mërkurën, ndërsa Reali fitoi 3:2 ndaj Elches në udhëtim një ditë më herët.

Real Madrid aktualisht renditet i dyti me 15 pikë, pas pesë fitoreve dhe një humbjeje. Atletico ka 13 pikë dhe mban pozitën e katërt, me katër fitore, një barazim dhe një humbje. Lider është Barcelona me 18 pikë.

Derbi paraqet një sfidë të veçantë edhe për trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, i cili nuk ka arritur ta mposhtë trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, në asnjërën nga tri përballjet e tyre në La Liga.

Ndërkohë, kampionia Barcelona do të luajë të shtunën nga ora 21:00 ndaj Sevillas në udhëtim. Barcelona po kalon formë shumë të mirë, ndërsa Sevilla renditet e pesta me 13 pikë dhe pritet t’u shkaktojë vështirësi katalunasve.

atleticomadriditdielën

Më shumë nga Sport

  • 08:54Foda thyen heshtjen, flet për pensionimin e Amir Rrahmanit nga Kosova
  • 22:26Zhegrova dhe Rashica ftohen nga Foda për ndeshjet e shtatorit
  • 22:06Manchester City shkatërron Norwichin 5-0 dhe kalon bindshëm në raundin tjetër të Carabao Cup
  • 20:04Raphinha mbështet Yamal për Topin e Artë: Mesazh për Mbappén?
  • 20:01Laurent Xhylani, “10-shi” i Malishevës që po bën diferencën këtë sezon