Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Sllovakia në krizë të thellë financiare para ndeshjes me Kosovën, përzgjedhësit Calzona i kanë borxh plotë 140 mijë euro

GD
Gazeta Demos2 mars 2026 në 18:43
Sllovakia në krizë të thellë financiare para ndeshjes me Kosovën, përzgjedhësit Calzona i kanë borxh plotë 140 mijë euro

Federata Sllovake e Futbollit (SFZ) po përballet me një krizë të thellë financiare vetëm pak ditë para përballjes së rëndësishme me Kosovës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Kosova do të udhëtojë në Sllovaki me 26 mars, për ndeshjen gjysmëfinale, ku pastaj fituesi luan me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.

Dokumentet e rrjedhura nga mjedisi i SFZ zbulojnë pagesat reale të trajnerit kryesor të ekipit kombëtar, Francesco Calzona, dhe stafit të tij.

Sipas dokumenteve, SFZ i detyrohet Calzonës një total prej 140,000 eurosh për muajt nëntor dhe dhjetor 2025, pasi pagat e tij janë vonuar disa herë, shkruan mediumi sllovak Sport24.sk.

Kjo e bën pagën reale mujore të trajnerit të arrijë deri në 70,000 euro, shumë më e lartë sesa ishte raportuar publikisht më parë.

“Paga e Calzonës u vonua për tre muaj dhe jo një herë”, pranoi presidenti i SFZ, Ján Kováčik.

Sipas dokumenteve të rrjedhura, Calzona fiton deri në 840,000 euro në vit.

Së bashku me Calzon dhe stafin e tij, pagat i kushtojnë Federatës Sllovake të Futbollit rreth 1.37 milion euro në vit.

Kjo situatë vjen në një moment ku Sllovakia përballet me Kosovën në play-offin e kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026.

sslovakia

Më shumë nga Sport

  • 23:43Zyrtare: Uldedaj zbulon kundërshtarin, rrahet në mes të Tiranës për titullin IBO
  • 22:11KB Peja “shkatërrohet” nga skuadra rumune në FIBA Europe Cup
  • 21:04Kosovë vs Austri, dalin në shitje biletat
  • 21:01Çfarë do të ndodhë me Xhakën? Përzgjedhësi i Zvicrës jep sinjalet e para për të ardhmen e yllit shqiptar
  • 19:55Ronaldo: Disa duan të më “vrasin”, por u duhet pushka – kam dy ëndrra para se të pensionohem