Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Pse Brajan Gruda nuk e përfaqëson Shqipërinë? Armand Duka i tregon prapaskenat për yllin e Leipzigut

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 22:18
Pse Brajan Gruda nuk e përfaqëson Shqipërinë? Armand Duka i tregon prapaskenat për yllin e Leipzigut

Shqipëria ka bërë gjithçka për ta bindur Brajan Grudën, por dëshira e tij gjithnjë ka qenë Gjermania, kështu ka deklaruar presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Duka ka komentuar se si Shqipëria e humbi garën për Grudën, i cili ishte lojtari më i dalluar te Gjermania në ndeshjet e nëntorit.

Sidoqoftë, Duka thotë se “Kuq e Zinjtë” kanë bërë gjithçka dhe që tani lojtari i Leipzigut është thjesht një çështje e mbyllur.

“Kualiteti i Brajan Grudës nuk ka nevojë për koment nga ana ime. Është një futbollist me shumë cilësi, i cili ka spikatur prej kohësh në kombëtaret e moshave të Gjermanisë. Ka luajtur me U19, U21 dhe madje edhe kundër Shqipërisë në një ndeshje miqësore”.

“Padyshim që, duke qenë shqiptar me prindër shqiptarë, pavarësisht se ka lindur në Gjermani, kemi pasur shumë dëshirë ta kishim në skuadrën tonë. Kemi provuar, por zgjedhja e tij ka qenë Gjermania dhe tashmë ky është një kapitull i mbyllur”.

“Ai është paraqitur me Gjermaninë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese në karrierën e tij sportive”.

“Po, po. Në çdo kohë i kemi ofruar mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë, por vendimi i tij ka qenë që të luajë për Gjermaninë”, ka deklaruar Duka për Top Channel.

Kësisoj, Shqipërisë i mbetet të provojë lojtarë të tjerë të rritur në diasporë që aktualisht përfaqësojnë kombëtare tjera.

dukabrajanshqipërinë

Të ngjashme

Brajan Gruda i pandalshëm:Gol dhe asistim ndaj Union Berlinit

Brajan Gruda i pandalshëm:Gol dhe asistim ndaj Union Berlinit

18:53

Më shumë nga Sport

  • 22:48Përmbysje e çmendur në Bergamo, Atalanta ia mohon fitoren Interit në fund!
  • 22:36Pochettino në makth tek Unitedi, barazohet një rekord negativ i Premierligës
  • 22:29Super ndeshje në Itali, Atalanta shënon golin e tretë ndaj Interit dhe shpreson për barazim
  • 19:48Debutim për t’u harruar për Pochettinon, Liverpooli e turpëron Manchester Unitedin
  • 18:22Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po fiton me epërsi të dyfishtë, Unitedi me një lojtar më pak