Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Pochettino në makth tek Unitedi, barazohet një rekord negativ i Premierligës

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 22:36
Pochettino në makth tek Unitedi, barazohet një rekord negativ i Premierligës

Mauricio Pochettino ka përjetuar një fillim makthi në aventurën e tij si trajner i Manchester Unitedit, ndërsa një statistikë e jashtëzakonshme në përballjen ndaj Liverpoolit në “Anfield” e ka kompletuar këtë start të tmerrshëm, duke barazuar një rekord negativ në histori të Premierligës.

Leny Yoro u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq pasi rrëzoi Alexander Isakun në afërsi të zonës së penalltisë, në momentin kur sulmuesi suedez po avanconte drejt portës.

Nga gjuajtja e lirë që pasoi, Dominik Szoboszlai e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës. Më pas, Liverpooli shënoi edhe golin e dytë përmes Florian Wirtz në minutën e 13-të, vetëm tri minuta pas realizimit të parë.

Situata për Manchester Unitedin u përkeqësua edhe më shumë në pjesën e dytë, me golat e Rio Ngumohas dhe Victor Munozit, por skuadra nga “Old Traffordi” kishte barazuar tashmë një rekord negativ që në pjesën e parë.

Andoni Iraola kishte arsye të shumta për të qenë i bindur në pushimin mes dy pjesëve se skuadra e tij e kishte siguruar fitoren, pasi kishte epërsi prej dy golash dhe një lojtari më shumë në fushë.

Madje, nëse trajneri bask do ta kishte studiuar mirë kundërshtarin e tij, atëherë do të kishte pasur edhe më shumë arsye për të besuar se tri pikët ishin të sigurta.

Pochettino mban një statistikë negative në Premierligë nga koha kur drejtonte Tottenham Hotspur, Chelsean dhe Southamptonin.

Trajneri argjentinas nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje në Premierligë në të cilën skuadra e tij ka shkuar në pushim me disavantazh prej dy golash, duke regjistruar vetëm një barazim në raste të tilla.

Ndërkohë, sipas të dhënave të “Opta”, kjo është vetëm hera e tretë që një skuadër pranon të paktën dy gola dhe ndëshkohet me karton të kuq brenda 13 minutave të para të një ndeshjeje në Premierligë.

Përpara se Manchester Unitedi i drejtuar nga Pochettino ta përsëriste këtë skenar, Newcastle United e kishte përjetuar në tetor të vitit 2002 ndaj Blackburn Rovers, ndërsa Wolves kishte pësuar të njëjtin fat në prill të vitit 2012 kundër Arsenalit.

Wolves në atë ndeshje ishte mposhtur 3-0 nga skuadra e Arsene Wengerit, ndërsa Blackburni kishte triumfuar 5-2 ndaj Newcastle Unitedit në “Ewood Park”.

Para kësaj përballjeje, Manchester United ndodhej në zonën e rënies nga liga, pasi kishte arritur të fitonte vetëm një nga 10 ndeshjet e para të sezonit në Premierligë.

Ky ishte fillimi më i dobët i klubit në një kampionat në 40 vjetët e fundit, gjë që përfundimisht i kushtoi me shkarkim trajnerit Michael Carrick.

Vetëm Crystal Palace ndodhej më poshtë se Manchester Unitedi në tabelë, ndërsa skuadra ishte vetëm një pikë larg zonës së sigurt.

Për tifozët që e ndjekin futbollin prej shumë vitesh, vlen të theksohet se kjo është hera më e vonshme në histori që dy skuadrat përballen me njëra-tjetrën në një moment kur njëra prej tyre ndodhet në zonën e rënies nga liga.

Rekordi i mëparshëm datonte nga sezoni 1972/73, kur Manchester United ndodhej në fund të tabelës dhe arriti ta mposhtte Liverpoolin, që në atë kohë ishte lider i kampionatit.

Unitedi arriti ta siguronte mbijetesën në atë sezon, por vetëm me shtatë pikë diferencë, duke e përfunduar kampionatin në vendin e 18-të, ndërsa Liverpooli u shpall kampion.

kishtepochettinorekord

Të ngjashme

Prangoset në Francë shoferi shqiptar, iu gjet substanca që e kishte fshehur në kamion

Prangoset në Francë shoferi shqiptar, iu gjet substanca që e kishte fshehur në kamion

09:54
Gruaja nga Gjakova iku nga shtëpia, burri shkon te axha i saj dhe e sulmon me thikë

Gruaja nga Gjakova iku nga shtëpia, burri shkon te axha i saj dhe e sulmon me thikë

08:59
Pas vonesave dhe mungesës së specializantëve, MSH-ja hap konkurset për shkollim specialistik

Pas vonesave dhe mungesës së specializantëve, MSH-ja hap konkurset për shkollim specialistik

08:52
Gazeta zvicërane tregon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit: U dënua me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes

Gazeta zvicërane tregon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit: U dënua me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes

14:16

Më shumë nga Sport

  • 22:48Përmbysje e çmendur në Bergamo, Atalanta ia mohon fitoren Interit në fund!
  • 22:29Super ndeshje në Itali, Atalanta shënon golin e tretë ndaj Interit dhe shpreson për barazim
  • 22:18Pse Brajan Gruda nuk e përfaqëson Shqipërinë? Armand Duka i tregon prapaskenat për yllin e Leipzigut
  • 19:48Debutim për t’u harruar për Pochettinon, Liverpooli e turpëron Manchester Unitedin
  • 18:22Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po fiton me epërsi të dyfishtë, Unitedi me një lojtar më pak