Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Prangoset në Francë shoferi shqiptar, iu gjet substanca që e kishte fshehur në kamion

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 09:54
Prangoset në Francë shoferi shqiptar, iu gjet substanca që e kishte fshehur në kamion

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet franceze, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën dhe u sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë.

Forcat e rendit kanë realizuar një operacion të rëndësishëm në pikën e pagesës së autostradës në Arles, gjatë natës nga 18 deri më 19 nëntor. Doganierët ndaluan një kamion mallrash për kontroll rutinë. Shoferi ishte një burrë me shtetësi shqiptare, i cili drejtonte një kamion me targa italiane. Ai transportonte mallra për një kompani të madhe të shitjes me pakicë.

Gjatë kontrollit të automjetit, forcat e rendit gjetën një ngarkesë të fshehur droge.

Shoferi kishte fshehur një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, në mbajtësen e bobinave të kamionit, e cila shërben për stabilizimin e ngarkesës. Gjithsej, doganierët sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë, shkruan media franceze La Provence

Pas arrestimit, shoferi iu dorëzua Zyrës Kundër Narkotikëve të Policisë Gjyqësore (Ofast), në Marsejë, përpara se të dërgohej në paraburgim në pritje të paraqitjes para gjykatës.

Gjatë marrjes në pyetje, 50 vjeçari ka mohuar veprat për të cilat akuzohet. Ai pretendon se 114.6 kilogramët e kokainës ishin vendosur në kamionin e tij pa dijeninë e tij dhe se nuk kishte pasur asnjë njohuri për mallin e fshehur në mbajtësen e bobinave para kontrollit të kryer nga doganierët.

Sipas mediave franceze, ai nuk ka precedentë penalë dhe deri më tani nuk ka qenë i njohur për drejtësinë franceze.

Shoferi, 50 vjeç, do të gjykohet për posedim, transport dhe importim të lëndëve narkotike, si dhe për veprën doganore të transportimit të mallrave të ndaluara. Ai do të paraqitet para Gjykatës së Tarasconit, në kuadër të procedurës së gjykimit të menjëhershëm, të martën, më 24 nëntor.

shoferifshehurkishte

Të ngjashme

Gruaja nga Gjakova iku nga shtëpia, burri shkon te axha i saj dhe e sulmon me thikë

Gruaja nga Gjakova iku nga shtëpia, burri shkon te axha i saj dhe e sulmon me thikë

08:59
Pas vonesave dhe mungesës së specializantëve, MSH-ja hap konkurset për shkollim specialistik

Pas vonesave dhe mungesës së specializantëve, MSH-ja hap konkurset për shkollim specialistik

08:52
Gazeta zvicërane tregon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit: U dënua me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes

Gazeta zvicërane tregon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit: U dënua me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes

14:16

Më shumë nga Lajme

  • 10:01Tërshani: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të rënda institucionale në rastin e Arlinda Zekajt
  • 09:59Kosova ndan mbi 82 milionë euro për skemat sociale në tetor, ja kush përfitoi më së shumti
  • 09:40E rëndë: Sot varroset Zymer Blakaj, që u gjet pa shenja jete në vendin e punës në Istog
  • 09:36“Përgjegjësia bie mbi institucionet”, Canaj: Kosova dështoi në procesin e anëtarësimit në KiE
  • 09:31Mustafa: Qeveria të tregojë cilat kompani serbe kanë tregtuar energji me Kosovën dhe sa ishte vlera e importit