Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

GD
Gazeta Demos25 qershor 2026 në 18:56
Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Federata Turke e Futbollit (TFF) raportohet se i është drejtuar FIFA-s me kërkesë për përsëritjen e ndeshjes së Turqisë kundër Paraguait, por kjo kërkesë është refuzuar pasi FIFA ka vlerësuar se incidenti në fjalë nuk ka ndikuar në aftësinë e gjyqtarit për të administruar takimin, raportoi mediumi turk Sabah.

Gjithçka lidhet me një episod të minutës së 45-të, kur futbollisti paraguajan Matias Galarza mori orën e gjyqtarit pasi ajo i ra në tokë dhe e vendosi në dorën e tij.

Më vonë u pretendua se lojtari ia kishte kthyer orën gjyqtarit, megjithëse sipas Sabah, ky moment nuk shihet në pamjet e disponueshme.

Futbollisti paraguajan kishte marrë tashmë një karton të verdhë, por gjyqtari nuk e pa të gjithë incidentin dhe për pasojë nuk i tregoi kartonin e dytë të verdhë. Si rezultat, lojtari shmangu përjashtimin nga ndeshja.

Sipas raportit, ky rast shkaktoi një proces të heshtur ligjor dhe diplomatik brenda kampit turk pasi Turqia humbi ndeshjen dhe u eliminua nga turneu.

Zyrtarët turq analizuan nëse incidenti mund të përfshihej në rregulloret e FIFA-s që parashikojnë përsëritjen e një ndeshjeje kur veprimet e një lojtari cenojnë autoritetin e gjyqtarit ose e pengojnë atë të menaxhojë siç duhet takimin.

Më pas, FIFA ia paraqiti qëndrimin e saj Federatës Turke, ndërsa për rastin thuhet se është informuar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Sipas Sabah, organi më i lartë i futbollit botëror pranoi se argumentet e Federatës Turke kishin një bazë të caktuar. Megjithatë, FIFA arriti në përfundimin se nuk kishte prova që gjyqtari ishte bërë i paaftë për të kryer detyrën e tij.

Edhe pse FIFA vlerësoi se udhëzimet për raste të tilla janë të qarta dhe se shqetësimet e Turqisë ishin të kuptueshme, ajo mbajti qëndrimin se nuk mund të argumentohej se gjyqtari ishte komprometuar ose penguar në menaxhimin e ndeshjes.

Faktori vendimtar ishte se gjyqtari mbante edhe një orë të dytë. FIFA i ka bërë të ditur drejtuesve turq se kjo orë rezervë e rrëzon pretendimin se incidenti ndikoi në kontrollin e ndeshjes.

KUPA E BOTES

Më shumë nga Sport

  • 20:52Juventusi synon yllin e Botërorit për portier
  • 19:59Formacioni i jashtëzakonshëm i Liverpoolit, nëse kompletohet marrëveshja me Jeff Bezos – priten gjashtë transferime të reja
  • 19:58Interi është lënë në pritje nga Al-Ittihadi për Moussa Diabyn
  • 18:24Llapi bën lëvizje në sulm, sjell lojtarin nga Kameruni
  • 17:04FFK mban takim me delegatët para nisjes së sezonit të ri në garat e futbollit kosovar