Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Shqipja kosovare e bën “llugë” Moskën e Rusinë, ‘vajtojnë’ mediat serbe për transferimin 11-milionësh të Dakut

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 19:48
Shqipja kosovare e bën “llugë” Moskën e Rusinë, ‘vajtojnë’ mediat serbe për transferimin 11-milionësh të Dakut

Transferimi i Mirlind Dakut te Spartaku i Moskës ka marrë përmasa të mëdha në Rusi, duke u kthyer në një nga temat më të diskutuara në futbollin atje.

Sulmuesi nga Kosova, i cili përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, është përballur me reagime të shumta pas kalimit te gjiganti rus.

Lëvizja e tij nga Rubini te Spartaku, për një shumë prej 11 milionë eurosh, ka shkaktuar polemika të mëdha, ndërsa mediat serbe kanë reaguar ashpër ndaj futbollistit shqiptar.

Madje, ato kanë ngritur zërin edhe për shumën e transferimit.

“Shqiptari Mirlind Daku ka qenë tema kryesore e mediave sportive ruse gjatë ditëve të fundit. Mirlind Daku mbërriti te Spartaku i Moskës nga Rubini për 11 milionë euro, por tifozët e klubit më të madh rus shpjeguan para dhe pas transferimit se ai është ‘persona non grata’ në klub”, shkarravit media serbe “Kurir”.

Mirlind Daku e ndoqi ndeshjen e Kupës së Rusisë mes Spartakut dhe Orenburgut (5-1), por që nga momenti i parë ai u bë objekt i reagimeve të tifozëve të skuadrës së Moskës.

Sulmuesi shqiptar u fishkëllye nga tifozët, ndërsa ndeshjen e ndoqi në shoqërinë e drejtorit të klubit Francis Kahiga dhe trajnerit të kombëtares ruse, Valery Karpin.

Tifozët e Spartakut gjatë gjithë takimit shfaqën pakënaqësi ndaj ardhjes së tij në klub.

Media ruse “Sovsport” ka shpjeguar arsyet përse një pjesë e tifozëve të Spartakut nuk e mirëpresin Mirlind Dakun.

“Dihet se ata kanë marrëdhënie vëllazërore me tifozët e Cërvena Zvezdës dhe kjo miqësi ka zgjatur për dekada. Nga ana tjetër, Mirlind Daku ofendoi serbët dhe maqedonasit në EURO 2024 pas ndeshjes midis Shqipërisë dhe Kroacisë. Në atë kohë, Daku u pezullua nga UEFA për dy ndeshje dhe nuk luajti deri në fund të turneut”, shkruan ky medium rus.

Gjithashtu, “Sovsport” shkruan se Mirlind Daku ka tatuazh “Katana 138”.

Kjo simbolizon një nga udhëheqësit e UÇK-së Agim Ramadani, nofka e të cilit ishte Katana, dhe ai komandonte njësinë që mbante numrin 138.

“Sovsport” kujton se një nga grupet e tifozëve të Spartakut, “Ludi sever”, i bëri thirrje publikisht drejtuesve të klubit të heqin dorë nga transferimi i Dakut.

Në deklaratën e tyre, ata theksuan se e konsiderojnë ardhjen e sulmuesit shqiptar si një gabim, për arsye të njohura dhe të shprehura më herët.

Më pas, ata reaguan edhe në rrjetet sociale, në kanalin e tyre në Telegram, duke publikuar një fotografi të një grafiti me përmbajtje skandaloze ku shkruhej – “Shqip bastard, dil jashtë”.

Ata vazhdojnë të publikojnë mesazhe në kanalin e tyre, duke insistuar se Mirlind Daku nuk është i mirëpritur në klub dhe e mbyllin me një tjetër deklaratë: “Rusët dhe serbët, vëllezër përgjithmonë”.

Në fund, gazetari i “Sovsport” vlerëson se marrëdhënia me tifozët është një çështje tjetër.

Shfaqja e një grupi është vetëm fillimi. Momenti nuk është larg kur e gjithë “Lukoil Arena” mund të fishkëllejë për shkak të paraqitjes së një sulmuesi në fushë.

“I sapoardhuri nuk ka nevojë për presion shtesë. Por është pothuajse e pashmangshme”, shkroi ai.

serbemirlindmediat

Më shumë nga Sport

  • 21:06Dështon transferimi i Asllanit te Leipzigu
  • 19:13Manchester City po mendon për të gjetur pasardhësin e Rodrit, interesohet për yllin e Premierligës
  • 19:12Tottenhami e shpërblen talentin shqiptar me kontratën e parë profesionale, pritet t’i bashkohet skuadrës së parë
  • 16:21Një dekadë krenarie: 10 vjet nga medalja e parë olimpike e Kosovës
  • 16:00Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin