FIFPRO ka publikuar 11-shen më të mirë të vitit të përbërë nga David Raya si portier, mbrojtja përbëhet nga Achraf Hakimi, Pau Cubarsi, Nuno Mendes ndërsa mesfusha nga Vitinha, Rodri dhe Jude Bellingham, kurse sulmin e përbëjnë Lamine Yamal, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Erling Haaland shkruan Indeks Online.
Por ajo që nxiti diskutime ishte fakti që për herë të parë që nga fillimi i “FIFPRO World 11” në vitin 2005, fituesi i “Ballon d’Or” nuk është përfshirë në Ekipin e Vitit për të njëjtin vit. Harry Kane renditet i pesti mes sulmuesve, me 27,6% të votave.

