Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur edhe për planet afatgjata të Kombëtares, duke theksuar se përveç përgatitjeve për ndeshjet e radhës, stafi teknik po punon edhe për të ardhmen e ekipit.
Foda bëri të ditur se vazhdojnë të përcjellin futbollistë nga kampionatet vendore dhe ligat ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë edhe ndaj talenteve të rinj që mund t’i bashkohen përfaqësueses në të ardhmen.
Ai theksoi se ekzistojnë disa mundësi për përforcimin e Kombëtares, por se gjithçka bëhet duke pasur parasysh edhe objektivat e ardhshme, veçanërisht kualifikimet për Kampionatin Evropian.

