Prishtina është gati të bëhet skena e një ndeshjeje të tensionuar, teksa kombëtarja e Kosovës përballet me Zvicrën në kualifikimet për Botërorin 2026. Ndeshja fillon në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet një atmosferë elektrizuese për tifozët dardanë.
Pavarësisht reshjeve të dendura që po bien në qyteti, stadiumi duket gati për pritjen e lojtarëve dhe tifozëve.
Kosova hyn në këtë duel me 10 pikë në grupin K, duke synuar të sfidojë liderin Zvicër me 13 pikë.
