Atmosfera te kombëtarja e Panamas para ndeshjes me Anglinë, nuk është aspak e mirë.
Sipas disa videove të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, Cecilio Waterman dhe Jose Luis Rodriguez, gjatë stërvitjes së fundit patën një debat të ashpër, e cila rezultoi në grindje mes tyre.
Madje ata patën edhe disa shtyrje mes njëri-tjetrit, derisa u desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve, për të parandaluar më të keqen.
Panama sonte luan ndeshjen e fundit në Kupën e Botës, ku do të përballet me Anglinë, derisa në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje nga Gana dhe Kroacia, dhe është eliminuar nga ky turne. /IndeksOnline/
Jogadores do Panamá quase brigaram durante o treino antes do jogo contra a Inglaterra Cecilio Waterman e José Rodríguez discutiram no gramado e trocaram empurrões. @ESPNBrasil pic.twitter.com/I0n6pE1jkZ — Gols do Brasileirão (@golsdobrasil1) June 26, 2026