Amir Rrahmani po vazhdon të shkëlqejë me Napolin, ndërsa duket se është i përqendruar te statistikat e tij individuale.
Mbrojtësi kosovar ka publikuar në rrjetet sociale disa të dhëna që e nxjerrin në pah paraqitjen e tij në Serie A, duke u krenuar me shifrat e regjistruara këtë sezon.
35 rikuperime të topit më shumë se çdo lojtar tjetër në Serie A dhe 41 duele të fituara më shumë se çdo lojtar tjetër në Serie A.
Postimi i Rrahmanit vjen menjëherë pas humbjes së Kosovës 3:1 ndaj Austrisë, në një periudhë kur ai tashmë është i pensionuar nga përfaqësuesja për shkak të problemeve me FFK-në./