Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të luajë në ndeshjen e ardhshme të Napolit ndaj Cremonese, ndeshje e vlefshme për xhiron e 34 në Serie A.
Siç raporton Gazzeta dello Sport, Rrahmani ka munguar për tre muaj, teksa rikthimi i tij pritet tej mase tek napoletanët.
Rrahmani aktualisht në këtë sezon është paraqitur në 22 ndeshje ku ka arritur të shënojë një gol.
