Ish futbollisti i akademisë së Juventusit Qëndrim Kameraj ka thyer heshtjen për herë të parë pasi u bë viral në rrjetet sociale, duke postuar fotografi me Cristiano Ronaldon.
Kameraj publikoi vetëm dy foto në rrjetin social “Tiktok”, të cilën e kanë parë mbi 10 milionë njerëz. Foto e parë e shfaq atë duke stërvitur me Ronaldon, ndërsa te e dyta është një “selfie” duke punuar si punëtor ndërtimi.
“Kam pasur mundësinë të kem eksperiencë në diçka që pak njerëz kanë pasur. Nuk të vjen në jetë një mundësi e tillë dy herë”.
“Te Cristiano mund ta shihje se si ka ardhur deri në këtë pikë. Disiplina dhe puna është e lartë në krahasim me të gjithë të tjerët. Ishte gjithmonë për-toke, edhe bëri shaka me mua. Ke diçka kur Ronaldo të thërret në emër”, tregoi ai për “Blick”.
Kameraj e ka nisur karrierën në Zvicër për të shkuar në akademinë e Juventusit, megjithatë ishte plotësisht i pafat me lëndime.
Ai e këputi ligamentin e gjurit kësisoj u rikthye te Lugano. Pas rikthimit në Zvicër pësoi edhe disa lëndime tjera kësisoj nuk zuri vend në skuadër. Pas kësaj shkoi në prova te Zurich, ku e këputi sërish ligamentin.
E tërë ëndrra e karrierës filloi t’i shkatërrohej, megjithatë prapë nuk u doërzua. Kësisoj, Kameraj kaloi në Kosovë te skuadra e Dukagjinit por pas një viti e kuptoi se nuk është më i njëjti lojtar.
