Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Gordon: Gerrard është idhulli im, ndërsa ky është lojtari që më ka befasuar më së shumti te Barcelona

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 20:23
Gordon: Gerrard është idhulli im, ndërsa ky është lojtari që më ka befasuar më së shumti te Barcelona

Anthony Gordon ka nisur në mënyrë shumë pozitive aventurën e tij te Barcelona, duke lënë përshtypje të mira si te tifozët, ashtu edhe brenda dhomës së zhveshjes.

Sulmuesi anglez, i cili ishte përforcimi i parë veror i katalanasve, ka arritur tashmë të fitojë simpatinë e publikut në “Camp Nou”, ku tifozët kanë nisur edhe t’ia këndojnë emrin.

Megjithatë, një gjë ende mungon në fillimin e tij të mirë me fanellën blaugrana: goli i parë zyrtar.

Duke folur për mediat e klubit, Gordon u shpreh shumë i kënaqur me ambientimin e tij në Barcelonë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Po kënaqem duke njohur bashkëlojtarët dhe stafin teknik. Jam ndier shumë i mirëpritur që nga momenti i parë”, deklaroi anglezi.

Marc Bernal, lojtari që e ka befasuar më shumë

Gordon zbuloi gjithashtu se Marc Bernal është futbollisti që e ka befasuar më së shumti gjatë punës së përditshme në stërvitje.

Talenti i ri i Barcelonës ka lënë përshtypje të fortë te anglezi me cilësitë dhe mënyrën e tij të lojës.

Kur u pyet për idhullin e tij në futboll, përgjigjja e Gordon ishte e qartë: Steven Gerrard.

Edhe pse e nisi karrierën profesioniste me Evertonin, Gordon më herët kishte kaluar edhe në sistemin e të rinjve të Liverpoolit, klub me të cilin Gerrard është identifikuar gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij.

Rituali para ndeshjeve dhe jeta jashtë futbollit

Gordon zbuloi edhe disa detaje personale rreth rutinës dhe interesave të tij jashtë fushës.

Para ndeshjeve, anglezi ka një ritual të veçantë: ha pancakes.

Ndërsa për pushime, destinacioni i tij i preferuar është New Yorku.

Barcelona, ndërkohë, duket se e ka magjepsur në shumë aspekte. Gordon po përpiqet të përshtatet jo vetëm me futbollin, por edhe me kulturën lokale.

Ai ka nisur të mësojë si gjuhën katalanase, ashtu edhe spanjishten, ndërsa në kohën e lirë po mëson të luajë në kitarë.

Libri i tij i preferuar është “Relentless”, ndërsa një tjetër zakon personal është mbajtja e një ditari, ku shkruan mendimet dhe përvojat e tij.

Objektivi: “T’i fitojmë të gjitha”

Në aspektin sportiv, Gordon e përshkruan veten si një futbollist jashtëzakonisht konkurrues.

Ambiciet e tij për sezonin e parë te Barcelona janë gjithashtu shumë të larta.

Kur u pyet për objektivin kryesor, anglezi u përgjigj shkurt dhe qartë:

“T’i fitojmë të gjitha.”

Gordon tashmë duket i integruar mirë në ambientin e ri, ndërsa hapi i radhës për të do të jetë gjetja e golit të parë me fanellën e Barcelonës.

gordongerrardbefasuar

Më shumë nga Sport

  • 20:04Mjekja e Xhakës: “E kam vaksinuar siç duhet”
  • 20:02Mbappe: Isha afër t’i bashkohesha Liverpoolit
  • 20:02Argjentina vazhdon t’i besojë Scalonit, i ofron kontratë të re
  • 20:01Nis epoka Klopp, mban stërvitjen e parë me Gjermaninë
  • 19:12Kosova vazhdon përgatitjet për Irlandën, Foda kërkon ekipin maksimalisht të gatshëm