Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 23:14
Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka potencialin për t’i shkaktuar probleme serioze Republikës së Irlandës, sipas analistit të futbollit në televizionin publik irlandez RTE, Alan Caëley.

Peshë kryesore në repartin e sulmit të “Dardanëve” pritet ta mbajë pikërisht Muriqi me përvojën e tij.

32-vjeçari ka shënuar 32 gola me fanellën e Kosovës, duke qenë golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses.

Duke folur në podkastin e RTE Soccer, Cawley veçoi paraqitjen e Muriqit në fazën “play-off” të Champions League ndaj Lyonit, ndeshje ku ai gjeti rrjetën në kualifikimin e Fenerbahçes me rezultat të përgjithshëm 3-2.

“Ai ka një prani të madhe fizike në sulm dhe nuhatje të shkëlqyer për gol. Ka pasur një nisje vërtet të mirë të sezonit me Fenerbahçen, duke shënuar gjashtë gola në gjashtë takime. Një tjetër pikë e fortë që e vumë re në atë ndeshje ishte angazhimi në zonën mbrojtëse; numri i spastrimeve të topit që bëri. Cilido që luan në prapavijë për ne, qoftë me tre apo me katër mbrojtës, do të ketë plot punë”, u shpreh Caëley,

Në këtë podkast u prononcua edhe ish-futbollisti i kombëtares irlandeze, Stephen Kelly, i cili tërhoqi vëmendjen edhe te emra të tjerë të rrezikshëm të Kosovës, duke përmendur anësorin e Juventusit, Edon Zhegrova, dhe sulmuesin e Hoffenheimit, Fisnik Asllani, i cili ka shënuar katër gola në 16 paraqitje me përfaqësuesen.

muriqizhegrovaasllani

Të ngjashme

Asllani përveç golit bën edhe super asist ndaj Schalkes

Asllani përveç golit bën edhe super asist ndaj Schalkes

20:05
Zhegrova dhe Alajbegovic në stol, kështu starton Juventusi ndaj Fiorentinas

Zhegrova dhe Alajbegovic në stol, kështu starton Juventusi ndaj Fiorentinas

19:59
Vedat Muriqi pritet të jetë në formacionin titullar ndaj Çorum-it

Vedat Muriqi pritet të jetë në formacionin titullar ndaj Çorum-it

12:48
Sky Sport: Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas

Sky Sport: Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas

12:23

Më shumë nga Sport

  • 20:59“Takimi në shtëpi ka gjithmonë një emocion të veçantë”, Ademi takohet me sulmuesin e ri të Kosovës, Enis Rexhepi
  • 20:28Interi “arrë” e fortë për Comon, fiton lehtë
  • 19:33S’dorëzohen “Djajtë”, Unitedi fiton një pikë të artë ndaj Aston Villas
  • 18:33Karateistët e Kosovës kthehen me shumë medalje nga Stambolli
  • 17:22Milan e bën më interesant garën për titull, fiton ndaj Genoas