Ka përfunduar pjesa e parë e “El Clasicos”, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”.
Real Madridi po fiton pas 45-minutëshit të parë, me shifrat prej 2-1
Fillimisht, golin e gjeti i pari Reali me anë të Kylian Mbappes, i cili shënoi në minutën e 22-të, pas asistimit maestral të Jude Bellingham.
Pas një serie të rasteve të shpërdoruara nga Reali, në skenë doli Barcelona, e cila shënoi me anë të Fermin Lopez.
