Real Madridi po mendon të bëjë edhe një tjetër goditje në merkato të verës.Pas dështimit për të sjellur Rodrin, “Los Blancos” ka hedhur sytë te mesfushori i Arsenalit, Martin Zubimendi

Sipas mediave angleze, Jose Mourinho ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e spanjollit, me Arsenalin që është e hapur ta shesë vetëm në rast të një oferte të madhe.Zubimendi ishte lidhur edhe më parë me një transferim te Reali, por vendosi t’i bashkohej “Topçinjëve”.

Ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Arsenalit sezonin e kaluar, ku fitoi titullin e Premierligës.