Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Laporte kërkon transferimin te Barcelona

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 20:06
Laporte kërkon transferimin te Barcelona

Barcelona ka përjetuar orë të ethshme në merkato, teksa klubi katalanas ka mbyllur afrimet e João Cancelos dhe Rodri Hernándezit.

Të dy futbollistët udhëtojnë këtë të hënë drejt Barcelonës për të përfunduar procedurat e fundit përpara se të bëhen zyrtarisht pjesë e skuadrës blaugrana.

Ndërsa tifozët e Barcelonës festojnë dy përforcime të rëndësishme, Aymeric Laporte ka bërë një lëvizje që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Mbrojtësi i Athletic Bilbaos ka bërë “like” në Instagram në një postim të gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, në lidhje me transferimet e Cancelos dhe Rodrit te Barcelona.

Romano kishte publikuar imazhe dhe informacione rreth lëvizjeve të dy futbollistëve drejt Barcelonës. Reagimi i Laportes, në vetvete, nuk konfirmon ekzistencën e ndonjë negociate, por ka rikthyer menjëherë në qendër të vëmendjes zërat për të ardhmen e mbrojtësit spanjoll.

Laporte, i cili aktualisht luan te Athletic Bilbao, është prej kohësh i lidhur me një rikthim në elitën e futbollit spanjoll. Për momentin, megjithatë, “like”-u i tij në postimin e Romanos mbetet vetëm një sinjal që ka ushqyer spekulimet për një transferim të mundshëm në Spotify Camp Nou

laportebarcelonakërkon

Të ngjashme

Pochettino nuk pret, kërkon një sulmues të ri në janar

Pochettino nuk pret, kërkon një sulmues të ri në janar

21:29
Balde dëshiron të largohet nga Barcelona

Balde dëshiron të largohet nga Barcelona

21:18
Barcelona e humb Lamine Yamalin, por vetëm për një ndeshje

Barcelona e humb Lamine Yamalin, por vetëm për një ndeshje

16:12
Kurti në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Bashkimi nuk kërkon zhdukjen e dallimeve, por vendosjen e një synimi më të madh

Kurti në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Bashkimi nuk kërkon zhdukjen e dallimeve, por vendosjen e një synimi më të madh

23:52

Më shumë nga Sport

  • 21:40Chelsea i beson Xabi Alonsos, pavarësisht rezultateve të dobëta
  • 21:26De Bruyne e mbron Manchester Cityn: “Ky është klubi im!”
  • 21:18Rodri drejt rikthimit: mund të luajë kundër Deportivos të dielën
  • 17:53Milani përgatit ofertë prej 70 milionë eurosh për Endrickun në janar
  • 16:52Courtois: Synimi im është ta mbyll karrierën këtu