Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Reali e merr një lajm të mirë para përballjes me Bayernin

GD
Gazeta Demos13 prill 2026 në 15:51
Reali e merr një lajm të mirë para përballjes me Bayernin

Real Madridi po përgatitet për një përballje vendimtare në Champions League, ku do të përballet me Bayern Munichun në ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena”.

Pas humbjes në ndeshjen e parë, madrilenët janë të detyruar ta bëjnë një përmbysje në udhëtim për ta mbajtur gjallë ëndrrën evropiane.

Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, ka ardhur edhe një lajm pozitiv për “Los Blancos”, që lidhet me një element kyç të ndeshjes: referin.

UEFA e ka caktuar gjyqtarin slloven Slavko Vincic për taa drejtuar takimin, një emër që sjell kujtime të mira për klubin madrilen, shkruan “Goal.com”, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo do të jetë hera e pestë që Vincic e drejton një ndeshje të Real Madridit në Champions League dhe bilanci është në favor të spanjollëve, të cilët i kanë fituar tri nga katër takimet e mëparshme nën drejtimin e tij.

Emri i tij e ka një peshë të veçantë për tifozët madrilenë, pasi ai ishte gjithashtu referi i finales së Championsit 2024, ku Real Madridi triumfoi ndaj Borussia Dortmundit.

Së fundmi, slloveni ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes në një tjetër ndeshje të rëndësishme evropiane, duke e gjykuar fitoren e Paris Saint-Germainit ndaj Chelseat në çerekfinale.

Të gjitha sytë tani janë te sfida në Mynih, ku Real Madridi do ta kërkojë një përmbysje të madhe për ta vazhduar rrugëtimin në Evropë.

“Los Blancos” shpresojnë që gjithçka të vendoset në fushë, pa polemika dhe pa ndikime të jashtme, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Rma

Më shumë nga Sport

  • 18:44Barcelona dhe Real Madrid i shprehin ngushëllime Messit për vdekjen e babait të tij
  • 18:23Reagon Barcelona për vdekjen e babait të Messit
  • 18:18Bëri shqiponjën në mes të Beogradit, rrëfimi i luftëtarit shqiptar të UFC
  • 16:49Barcelona gjen zëvendësuesin e Araujos, synon transferimin e kampionit të botës
  • 16:48Ish-ylli i Liverpoolit ribashkohet me Salahun te Trabzonspori, por do të ketë pagë më të madhe