Edon Zhegrova nuk është paraqitur as mbrëmë për Juventusin në ndeshjen e madhe kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Pas përfundimit të takimit, trajneri Igor Tudor ka sqaruar situatën e futbollistit kosovar në një prononcim për gazetarin e Klan Kosovës, Arlind Sadiku.
“Pse nuk po luan Edon Zhegrova? Ai është aty, po punon mirë. Është lojtar i mirë. Trajneri duhet të marrë vendime, të bëjë zgjedhje. Asgjë e veçantë,” ka thënë Tudor.
