Prishtina do të jetë nikoqire e Malishevës me fillim nga ora 16:00 në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar.
Bardhëekaltërit janë në një seri prej pesë ndeshjesh pa fitore dhe fitorja sot ndaj Malishevës për ta është një detyrim, duke marrë parasysh garën e ashpër me mysafirët për pozitën e tretë në tabelë, që çon në gara evropiane.
Malisheva në anën tjetër po kalon në një formë mjaft të mirë që prej ardhjes së Bylbyl Sokolit, ndërsa në tri ndeshjet e fundit kanë marrë po aq fitore.
Të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.
