Një moment i pazakontë është regjistruar në fundin e ndeshjes mes Austrisë dhe Kosovës, e cila përfundoi me fitoren 3:1 të vendasve në kuadër të UEFA Nations League.
Pas golit të Kosovës nga pika e bardhë, portieri austriak Christian Zawieschitzky mori topin dhe, në vend që ta kthente menjëherë në qendër të fushës për rifillimin e lojës, e futi atë nën fanellën e tij
Veprimi i portierit shkaktoi reagime, pasi lojtarët e Kosovës synonin ta merrnin topin sa më shpejt dhe ta nisnin lojën nga qendra.




