Edon Zhegrova po e tërheq interesimin e disa klubeve të njohura evropiane në këtë afat kalimtar.
Ylli kosovar është në radarin e të paktën pesë skuadrave.
27-vjeçari do të dëshironte të qëndrojë në Juventus, por “Bianconeri” po mendojnë ta sistemojnë diku tjetër ish-futbollistin e Lillet.
Përkundër golit spektakolar të shënuar ndaj Chelseat në miqësore pak ditë më parë, ish-futbollisti i Baselit s’e ka të garantuar një vend titullari në sezonin e tij të dytë në Torino.
Prandaj, “Yahoo” raporton se largimi i tij nga Italia duket të jetë i pashmangshëm.
Më saktësisht, “Messin e Kosovës” në Angli e duan Evertoni dhe Crystal Palace.
Në Francë, Edonin e pëlqejnë Monaco dhe Lensi, të cilat do të mundohen ta rikthejnë në Ligue 1.
