Klubi italian Juventusi i ka uruar suksese sulmuesit Edon Zhegrova përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Më e veçanta ishte se urimi i “Zonjës së Vjetër” ishte shkruar në gjuhën shqipe.
“Fat të mbarë, Edon! Me kombëtaren e Kosovës, lojtari më i ri i Bianconerëve do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës”, shkruan gjiganti italian në “Facebook”.
