Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Ylli portugez ka realizuar hat-trick në fitoren 5-3 të Al Nassr ndaj Al Kholood në kampionatin saudit.
Me tre golat e shënuar në këtë përballje, Ronaldo ka arritur në kuotën e 985 golave në karrierë, duke iu afruar edhe më shumë objektivit të madh prej 1000 golash.
Legjenda portugeze, pavarësisht moshës, vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga golashënuesit më të jashtëzakonshëm të futbollit.


