Milani dhe Interi kanë prezantuar projektin e stadiumit të ri, i cili pritet të bëhet shtëpia e dy gjigantëve italianë nga viti 2031.
Pas shumë dekadash duke ndarë të njëjtën shtëpi, stadiumin legjendar “San Siro”, dy klubet e Milanos do të kenë një impiant modern, të ndërtuar pranë stadiumit aktual, shkruan Indeksonline.
Stadiumi i ri do të mbajë emrin “Generali Stadium”, ndërsa projekti synon të sjellë një infrastrukturë moderne për dy skuadrat dhe tifozët e tyre.


