Gjatë ditës së sotme janë përditesuar të dhënat e fundit nga faqja e specializuar për vlerësimin e klubeve dhe futbollistëve Transfermarkt.
Një përditësim i tillë ka ndodhur edhe me skuadrat e Superligës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Kampionia në fuqi e Superligës për sezonit që lamë pas Drita, vazhdon akoma të mbetet skuadra më e vlefshme në Superligë, ku vlera totale e ekipit arrin në 7.50 milionë euro.
Pozita e dytë i takon Ballkanit të Suharekës me vlerë totale prej 6.25 milionë euro, derisa vendi i tretë është për skuadrën më të trofeshme në histori të Kosovës, Prishtinën, ku vlera e skuadrës ka shkuar në 5.68 milionë euro në fund të këtij viti.
Pas kryeqytetasve vjen Gjilani me 5.39 milionë euro, kurse në vendin e pestë ndodhet Malisheva me 5.20 milionë euro.
Ndërkohë, Llapi i Tahir Batatinës është në pozitën e gjashtë me vlerë prej 4.85 milionë.
