Në moshën 39-vjeçare, Pedro Rodríguez “Pedrito” ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli. Futbollisti i lindur në Tenerife, fitues i Kupës së Botës me Spanjën në vitin 2010, kishte qenë pa klub që kur u largua nga Lazio më 30 qershor dhe e njoftoi vendimin e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Ndjej se është koha. Koha për të bërë një hap përpara dhe për të filluar një kapitull të ri në jetën time. Largohem krenar që e kam jetuar ëndrrën time dhe për të gjithë njerëzit që ishin pranë meje për ta bërë atë realitet. Faleminderit, futboll, që më bëre kaq të lumtur”, shkroi ai.
Siento que es el momento. El momento para dar un paso adelante y comenzar una nueva etapa en mi vida. Me voy orgulloso por haber vivido mi sueño y por todas las personas que estuvieron a mi lado para hacerlo realidad. Gracias fútbol por hacerme tan feliz. https://t.co/4sEI3GFGQU
— Pedro Rodríguez (@_Pedro17_) October 7, 2026
