Partizani U-19 ka siguruar kualifikimin në turin e dytë të UEFA Youth League, pas një paraqitjeje bindëse ndaj kampionëve të Maltës, Valletta U-19. Skuadra e kuqe triumfoi me rezultatin 4-0 në ndeshjen e kthimit, duke e mbyllur përballjen me rezultatin e përgjithshëm 6-0.

Të besuarit e trajnerit Fation Muhameti dominuan takimin, duke vulosur fitoren me katër gola të realizuar nga Lleshaj në minutën e 43-të, Çaushi në minutën 45+1, Rrenga në minutën e 53-të dhe Hyseni në minutën e 68-të,