Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Pa mëshirë drejt fitores, Shqipëria dominon totalisht ndaj San Marinos

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 22:43
Pa mëshirë drejt fitores, Shqipëria dominon totalisht ndaj San Marinos

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të pastër dhe plotësisht të merituar ndaj San Marinos në udhëtim, duke triumfuar me rezultat komod 0-3 në një përballje të dominuar tërësisht nga kuqezinjtë.

Djelmoshat kuqezi vendosën ritmin e lojës që nga minutat e para, duke mos i lënë hapësira kundërshtarit dhe duke e zhbllokuar sfidën në mesin e pjesës së parë.

Serinë e golave e hapi Anis Mehmeti në minutën e 27-të, i cili tundi rrjetën pas një asistimi të saktë nga Rey Manaj

Presioni i kuqezinjve nuk u ndal me kaq, pasi vetëm shtatë minuta më vonë, në minutën e 34-të, Myrto Uzuni u tregua i vëmendshëm para porte duke dyfishuar shifrat në 0-2.

Pjesa e parë u mbyll me qetësi për Shqipërinë, ndonëse u regjistruan edhe ndërhyrje të ashpra ku me kartonë u ndëshkuan Kristjan Asllani dhe Nicola Nanni.

Në pjesën e dytë, stafi teknik nisi freskimin e skuadrës me inkuadrimin e Marash Kumbullës në vend të Berat Gjimshitit në pushim të ndeshjes.

Për vulosjen përfundimtare të rezultatit u përkujdes vetë Rey Manaj, sulmuesi kuqezi, pasi dhuroi asist në pjesën e parë, gjeti vetë rrugën drejt rrjetës në minutën e 65-të për të çuar rezultatin në 0-3.

Pas golit të tretë, hapësirë morën edhe lojtarët nga stoli, me inkuadrimin e Arbër Hoxhës, Cristian Shpendit, Kreshnik Qefalijës dhe Luis Hasës, teksa Shqipëria menaxhoi me lehtësi epërsinë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

drejtshqipëriandaj

Të ngjashme

A është normal ky djal, Yamali shënon të tretën për Spanjën ndaj Kroacisë

A është normal ky djal, Yamali shënon të tretën për Spanjën ndaj Kroacisë

22:26
Manaaaj, Shqipëria shënon edhe golin e tretë ndaj San Marinos

Manaaaj, Shqipëria shënon edhe golin e tretë ndaj San Marinos

22:03
Anglia thyen heshtjen në pjesë të dytë, shënon ndaj Çekisë

Anglia thyen heshtjen në pjesë të dytë, shënon ndaj Çekisë

21:55
Besnik Hasi dënohet nga Federata Turke pas veprimit të tij ndaj gjyqtarit

Besnik Hasi dënohet nga Federata Turke pas veprimit të tij ndaj gjyqtarit

21:53

Më shumë nga Sport

  • 23:35Flitet se FSHF ka nisur kontaktet me yllin e Serie A-së për të përfaqësuar Shqipërinë
  • 23:27“Nations League”/ Këta janë fituesit e ndeshjeve të sotme
  • 23:00Anglia gjen fitoren e parë në “Nations League”, mposhtin Çekinë
  • 22:55S’ka që e ndal Spanjën, e “shpartallon” Kroacinë
  • 22:26Bashkimi del me kupë nga Rahoveci, mposhtin Trepçën