Blerim Xhemaili ka folur edhe për Ardon Jasharin, duke shprehur bindjen se mesfushori shqiptar do të arrijë të afirmohet si te Kombëtarja e Zvicrës, ashtu edhe te Milani.
Në një intervistë për Blick.ch, Xhemaili ka pranuar se Jashari aktualisht nuk është në nivelin e paraqitjeve të tij të mëparshme, ndërsa ka theksuar se te Milani po e ka të vështirë të fitojë besimin e nevojshëm.
“Për momentin nuk po luan në nivelin që ishte pak më shumë se një vit më parë. Te Milani, aktualisht, e ka të vështirë të fitojë vetëbesimin që i nevojitet. Sipas mendimit tim, ky klub prej vitesh nuk funksionon siç duhet”, ka deklaruar Xhemaili, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, ish-reprezentuesi zviceran ka vlerësuar përkushtimin e Jasharit dhe paraqitjen e tij ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Ardoni megjithatë po mundohet dhe po përpiqet shumë, jo vetëm te klubi, por edhe këtu me Kombëtaren. Më pëlqeu shumë paraqitja e tij në pjesën e parë ndaj Maqedonisë së Veriut.”
