Neymar mund të humbasë ndeshjen debutuese të Brazilit në Kupën e Botës kundër Marokut.
Sipas raportimeve të “Globo”, stafi i kombëtares braziliane beson se ylli brazilian nuk do të rikuperohet me kohë nga lëndimi për të qenë gati në sfidën hapëse të turneut.
Neymar po bën maksimumin për t’u rikthyer brenda dy javësh, por problemi në pulpën e këmbës mund ta mbajë jashtë fushave deri në mesin e muajit qershor.
