Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Nesër shorti për Kupën e Botës, këto janë detajet e plota

GD
Gazeta Demos4 dhjetor 2025 në 17:07
Nesër shorti për Kupën e Botës, këto janë detajet e plota

Nesër, me fillim në ora 18:00 sipas kohës në vendin tonë në ”Qendrën Kennedy” të Washingtonit hidhet shorti për grupet e Kupës së Botës 2026!

Shorti i Kupës së Botës 2026 do të mbahet në ”Qendrën Kennedy” të Uashingtonit në orën 12:00 sipas orës lokale të premten, më 5 dhjetor në ora 18: 00 sipas orës në vendin tone.

Në Botërorin 2026 që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të marin e pjesë 48 kombëtare dhe ndeshja hapëse luhet me 11 qershor, ndërsa ajo finale me 19 korrik 2026. Ekipet para shortit do të jenë të ndara në katër vazo me nga 12 ekipe secila.Vazoja 1 përbëhet nga tre bashkorganizatorët, SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja, së bashku me nëntë ekipet kryesore në renditjen aktuale të FIFA-s.

Tre vazot e ardhshme u përcaktuan nga renditja e FIFA-s, me ekipet e kualifikuara me renditjen më të ulët në Vazon 4.

12 grupet për Kupën e Botës do të formohen më pas me nga një ekip nga secila vazo.Dy ekipet e para nga secili grup do të kualifikohen, së bashku me tetë ekipet më të mira të vendit të tretë nga të gjitha grupet. Kjo do të përcaktojë 32 ekipet që avancojnë në raundin tjetër.

Zëndhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt ka konfirmuar prezencën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në ceremoninë e hedhjes së shortitNdarja e vazove për shortin:

Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.Vazo 2: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia.

Vazo 3: Norvegjia, Panamaja, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut.Vazo 4: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, katër ekipe evropiane të play-off-it (mesin e tyre Kosova dhe Shqipëria), dy ekipe ndërkontinentale të play-off-it.

KUPA E BOTES

Më shumë nga Sport

  • 13:23Infantino kërkon falje për gabimet, por mbetet president i FIFA
  • 22:56Daku “pritet” me fyerje ndaj Kosovës
  • 22:43Arsenali e humb miqësoren ndaj Betisit, skuadra spanjolle tregohet më e fortë
  • 22:36Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap duke shitur kokainë
  • 22:11S’ka minuta për Muriqin, Fenerbahce fiton ndaj Strum Grazit