Liga e Kampioneve fillon këtë të martë edicionin e dytë të saj me formatin e ri, dhe ashtu si në vitin e parë ku u testua formati me grupin e përbashkët, kjo javë i kushtohet plotësisht këtij turneu, me ndeshjet e ndara nga e marta në të enjten.
Që të martën ka përballje interesante, me Juventus-Dortmund apo Real Madrid-Olimpik Marsejë që spikatin mbi të gjitha. Duelet më të forta janë rezervuar për të mërkurën, ku spikatin Liverpul-Atletiko, PSG-Atalanta apo Bajern Mynih-Çelsi.
Megjithatë, edhe enjtja do të dhurojë emicione, me Mançester Siti-Napoli që është takimi për të mos u humbur i asaj dite.
KALENDARI
E martë, 16 shtator
Ora 18:45 PSV-Union SG Atletik Bilbao-Arsenal
Ora 21:00 Juventus-Borusia Dortmund Totenhem-Vijareal Real Madrid-Olimpik Marsejë Benfika-Karabak
