Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

MKRS-ja sqaron rregulloren për paqartësitë në Superligën e Basketbollit të Kosovës

GD
Gazeta Demos13 prill 2026 në 15:48
MKRS-ja sqaron rregulloren për paqartësitë në Superligën e Basketbollit të Kosovës

Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fidan Shatri, ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar në Superligën e Basketbollit të Kosovës, duke sqaruar mënyrën e zbatimit të rregullores në rastet kur ekipet kanë bilanc të njëjtë fitoresh dhe humbjesh.

Sipas Shatrit, situata është e përcaktuar qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretime të ndryshme, pasi rregullorja e FIBA-s “Official Basketball Rules 2024” zbatohet në mënyrë të detyrueshme nga të gjitha federatat anëtare.

Ai theksoi se në rastet kur ekipet përfundojnë me pikë të barabarta në renditje, fillimisht krijohet mini-tabela dhe vlerësohen ndeshjet direkte mes tyre. Nëse edhe aty ka barazi, atëherë vendimtar bëhet koeficienti i koshave në përballjet përkatëse.\=

Screenshot “Federata e Basketbollit e Kosovës, si anëtare e FIBA-s, ka obligim të zbatojë rregullat bazë të organizatës ndërkombëtare në mënyrë të barabartë për të gjitha klubet,” u theksua në sqarim.

Në këtë kontekst, Shatri nënvizoi se vendimet e marra nga Federata e Basketbollit të Kosovës janë në përputhje të plotë me rregulloret ndërkombëtare dhe parimet e garës së ndershme.

basketboll

Më shumë nga Sport

  • 23:35Befason Liverpooli, e merr yllin e Barcelonës
  • 23:30Arsenali dhe Man Utd në luftë të madhe për transferimin e yllit të Interit
  • 21:06Dështon transferimi i Asllanit te Leipzigu
  • 19:48Shqipja kosovare e bën “llugë” Moskën e Rusinë, ‘vajtojnë’ mediat serbe për transferimin 11-milionësh të Dakut
  • 19:13Manchester City po mendon për të gjetur pasardhësin e Rodrit, interesohet për yllin e Premierligës