Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Mediumi i njohur amerikan parashikon fitoren e Kosovës ndaj Turqisë

GD
Gazeta Demos31 mars 2026 në 17:46
Mediumi i njohur amerikan parashikon fitoren e Kosovës ndaj Turqisë

Mediumi i njohur amerikan ESPN ka bërë parashikimin e tij për ndeshjen finale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, duke e parë Kosovën si fituese të kësaj përballjeje vendimtare.

Sipas këtij mediumi prestigjioz, “Dardanët” kanë potencialin për të befasuar Turqinë, pavarësisht cilësisë së lartë që posedon kundërshtari dhe faktit që turqit konsiderohen favoritë në letër.

Në analizën e publikuar, ESPN vlerëson lart skuadrën e drejtuar nga Franco Foda, duke theksuar energjinë dhe guximin e lojtarëve kosovarë.

“Ekipi i Franco Fodas është i ri, i guximshëm dhe plot ritëm e energji. Lojtarët e Kosovës kanë aftësi të shokojnë një ekip turk të mbushur me talente të nivelit të lartë, përfshirë Arda Gulerin, Hakan Çalhanoglun dhe Kenan Yildizin”.

“Turqia ka fituar dy ndeshjet e mëparshme dhe do të jetë favorite, por stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i shkëlqyeshëm të martën, dhe një atmosferë pasiononte mund të jetë në favor të Kosovës. Fitues: Kosova”, thuhej në artikullin e ESPN .

Ndër të tjera, mediumi amerikan veçon edhe faktorët jashtë fushe, duke nënvizuar rëndësinë e atmosferës në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, e cila pritet të jetë një shtysë e madhe për vendasit.

Kjo përballje konsiderohet historike për Kosovën, pasi një fitore ndaj Turqisë do t’i siguronte kualifikimin në Kupën e Botës 2026, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për futbollin kosovar.

Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group , Daakonn Investments , Voom , Patos Kosova dhe 99esim . / Telegrafi /

FC Kosova

Më shumë nga Sport

  • 11:42Asllani në radarin e tri klubeve të mëdha evropiane
  • 21:58Juventusi arrin marrëveshje me yllin e Serie A-së
  • 21:05Paul Pogba drejt largimit nga Monaco, e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje
  • 20:19PSG e blen për 35 milionë, por Suzuki mund të përfundojë te Juventusi
  • 19:47Muriqi edhe këtë herë në stol ndaj Sturm Grazit, publikohen formacionet