Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“Mancini më uroi pas fitores me Serbinë”/ Miqësorja me Jordaninë, Sylvinho: Do provohen lojtarë të cilët…

GD
Gazeta Demos13 tetor 2025 në 17:56
“Mancini më uroi pas fitores me Serbinë”/ Miqësorja me Jordaninë, Sylvinho: Do provohen lojtarë të cilët…

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka folur për media lidhur me miqësoren që do ta zhvillojnë me Jordaninë si dhe fitoren ndaj Serbisë.

“Nuk besoj në miqësore, sepse ti futesh në çdo ndeshje për të fituar. Është pak më e vështirë për t’i vlerësuar lojtarët se si janë prezantuar në ndeshje. Në mëngjes besoj se do të kemi 11-shen. Do të shohim si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarë që kanë 6 muaj me ne, por kanë bërë vetëm një ndeshje. Do të ketë hapësirë për të gjithë. Cake dhe Gripshi më kanë pëlqyer në stërvitje, por do të shohim për 11-shen që do të hedhim në fushë.

Jam pak i lodhur, duke qenë se rikthimi ishte i vonë. Nuk ishte një ndeshje normale. Llogaritë që duhet të bëjmë, janë ndeshjet që na presin. Jam i lumtur se si është përfaqësuar ekipi dhe është hera e parë që kombëtarja, në dy ndeshjet e fundit, luan çdo gjë për kualifikim që të shkojë në ‘play-off’ të Botërorit.

Nota për veten? Pas Europianit 7. Pas ndeshjes me Serbinë ndihem 8.5 ose 9. Aty u luajt futboll në fushë, por e kuptoj dhe rëndësinë e ndeshjes. Dua të jap një mesazh për lojtarët e mi: gjithsecili mund të jetë në fushë ose në pankinë. Unë nuk besoj në miqësore. Mendoj për hapin tjetër që vjen në nëntor. Të japim 100% në ato dy ndeshje. Tifozët ta mbështesin kombëtaren. Lufton me gjak, me zemër – mund të ndodhë që të humbasësh një ndeshje, por gjaku nuk i ka munguar këtij ekipi. Ne kërkojmë suportin e tifozëve.

Komplimente dhe urime. Kisha një bisedë me Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë më shkruajti dhe më tha bravo.

E njoh veten time dhe fokusin e kam te ndeshjet e nëntorit. Kemi një ndeshje nesër nga e cila mund të mësojmë shumë. Nuk besoj në miqësore, siç e thashë. Mendja është te ndeshjet e nëntorit.

Kam luajtur si futbollist 15 vite, ndërkohë si trajner 5-6 vite. Jemi mësuar me ulje-ngritje. Një shembull: Rey Manaj. Është momentalisht golashënuesi më i mirë në kombëtare. Kur nuk shënonte, kritikohej. Tani që ka shënuar, automatikisht funksionon. E kam thënë më përpara: për të ardhmen time mendoj vetëm unë. Kemi bërë një hap shumë të mirë ndaj Letonisë dhe Serbisë, na presin dy ndeshje të rëndësishme në nëntor”, tha Sylvinho.

SerbiaShqiperia

Më shumë nga Sport

  • 23:31Presidenti i Trabzonsporit tregon se sa para i ka fituar klubi, pas nënshkrimit me Salah
  • 22:54“Ju nuk mund të më ndalni”, Asllani reagon pas dështimit të transferimit te Leipzigu
  • 22:49Eskalojnë tifozët e “Zvezdës”, i thonë Vuçiqit: “serbët po derdhin gjak në Kosovë”
  • 22:21Messi donte të linte Botërorin për babain: Drama e dhimbshme që e përjetoi në heshtje
  • 22:01Mourinho: Rinovimi i Viniciusit na gëzoi të gjithëve