Manchester City ka bërë një lëvizje të bujshme në merkato, duke i ofruar Chelsea-t plot 120 milionë euro për Enzo Fernández.
Sipas raportimeve të fundit, trajneri Enzo Maresca e dëshiron me çdo kusht mesfushorin argjentinas në skuadrën e tij dhe po shtyn për realizimin e transferimit.
Fernández konsiderohet një nga mesfushorët më të rëndësishëm të Chelsea-t, ndërsa një ofertë prej 120 milionë eurosh do ta vendoste klubin londinez përballë një vendimi të madh.Mbetet të shihet nëse Chelsea do ta pranojë ofertën e Manchester Cityt apo do të refuzojë të ndahet me yllin argjentinas.


