Barcelona ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes kundër Real Betisit.
Në konferencën e sotme, trajneri Hansi Flick njoftoi se Frenkie De Jong ka lënë pas krahëve lëndimin, duke u rikthyer kështu në dispozicionin e tij.

“Frenkie de Jong është një lojtar i nivelit të lartë, kështu që jam i lumtur që është rikthyer dhe i disponueshëm. Na jep një mundësi më shumë”, u shpreh Flick.
De Jong, kishte qenë i lënduar që nga Botërori me Holandën ku pësoi një tronditje në gjurin e djathtë të tij.