Të shtunën, Granit Xhaka bëri debutimin e tij me fanellën e Sunderlandit në miqësoren kundër Real Betisit, ku u aktivizua që nga minuta e parë dhe mbajti shiritin e kapitenit.
Edhe pse skuadra pësoi humbje, trajneri Regis Le Bris u shpreh i kënaqur me paraqitjen, veçanërisht në pjesën e parë, ku sipas tij u panë shumë gjëra pozitive.
“Na duhet maturi, kualitet, vazhdimësi dhe përvojë, Graniti i ka të gjitha,” deklaroi trajneri pas ndeshjes, duke vlerësuar lart ndikimin që mesfushori shqiptar ka në përmirësimin e lojës së ekipit.
