Xhudistja kosovare, Laura Fazliu mposht kundërshtaret një nga një dhe përballet në finale me brazilianen Rafaela Silva në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Laura Fazliu ka arritur një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke siguruar finalen e turneut Judo Grand Prix Linz që po mbahet në Linz.
Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu tregoi formë të shkëlqyer gjatë gjithë garës, duke kaluar me sukses disa përballje të forta deri në fazën vendimtare të turneut. Xhudistja nga Kosova dominoi në përballjet e saj dhe siguroi një vend në finale pas fitoreve bindëse ndaj rivaleve të saj.
Në përballjen e parë, Laura mposhti sllovenen Leila Mazouzi, ndërsa në çerekfinale, ajo triumfoi ndaj kroates Nina Cvjetko, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni prestigjioz të xhudos.
