Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka ndarë një rrëfim emocional për dallimin mes njerëzve që e rrethojnë në momentet e suksesit dhe atyre që i qëndrojnë pranë kur gjërat nuk shkojnë mirë.
Gjatë një interviste në RTV Dukagjini, Marku ka treguar se pas fitoreve merrte mijëra telefonata, ndërsa pas një humbjeje, sipas tij, vetëm nëna e kishte telefonuar.
“Kur fitoja, më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba, më mori në telefon vetëm nëna”, është shprehur boksieri.

