Babai i Edon Zhegrovës, Lulzim Zhegrova, ka publikuar një fotografi nga ndeshja e fundit e Kosovës kundër Izraelit, duke bërë një koment që duket se u drejtohet disa futbollistëve të Kombëtares.
Në fotografinë e publikuar prej tij, gjatë intonimit të himnit të Izraelit, shihen Veldin Hoxha, Mergim Vojvoda dhe Milot Rashica me kokën e ulur, ndërsa Edon Zhegrova qëndron me kokën lart.
Krahas fotografisë, Lulzim Zhegrova ka shkruar: “Kokën lart çdoherë”, duke përgëzuar në këtë mënyrë djalin e tij për qëndrimin gjatë himnit.
