Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Kristjan Asllani në qendër të planeve të Chivut, tekniku i Interit befason me vendimin e tij

GD
Gazeta Demos17 qershor 2025 në 20:02
Kristjan Asllani në qendër të planeve të Chivut, tekniku i Interit befason me vendimin e tij

Interi do të hapë sonte rrugëtimin e tij në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025, me sfidën e parë kundër gjigantëve meksikanë të CF Monterrey.

Përballja do të zhvillohet në SHBA dhe vjen mes pritshmërive të larta, por edhe disa mungesave të rëndësishme për ekipin zikaltër.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri Cristian Chivu po përballet me dilema të mëdha për formacionin titullar, për shkak të mungesave në repartin e mesfushës dhe mbrojtjes.

Hakan Calhanoglu dhe Yann Bisseck nuk janë përfshirë fare në skuadër, ndërsa Piotr Zielinski mungon për shkak të një dëmtimi në pulpë. Davide Frattesi gjithashtu ndjen lodhje muskulore dhe është në dyshim, ndërsa Francesco Pio Esposito nuk është ende në formën optimale.

Në këto kushte, ka gjasa të mëdha që Kristjan Asllani të marrë drejtimin e mesfushës nga qendra, duke zëvendësuar Calhanoglu dhe duke u vendosur si boshti organizues i lojës. Një mundësi e artë për mesfushorin shqiptar, i cili kërkon të konfirmojë veten në nivelet më të larta ndërkombëtare.

Në mbrojtje pritet të luajnë Pavard, Acerbi dhe Bastoni, ndërsa në krahun e majtë mund të aktivizohet Carlos Augusto në vend të Federico Dimarco. Në krahun tjetër, Matteo Darmian shihet si favorit ndaj Denzel Dumfries.

Në sulm, Chivu nuk pritet të bëjë ndryshime: dyshja Lautaro Martinez – Marcus Thuram do të udhëheqë repartin ofensiv, në një ndeshje ku Interi kërkon të nisë me këmbë të mbarë aventurën e tij në këtë kompeticion prestigjioz.

interi

Më shumë nga Sport

  • 23:27Muriqi mes golashënuesve më të mirë të Ligës së Kombeve, lë pas yje të njohur
  • 22:45Rasti i Xhakës merr kthesë të re, dyshohet se udhëtoi në SHBA me certifikatë të falsifikuar vaksinimi
  • 15:31Kosova rikthehet në stërvitje pas fitores ndaj Irlandës, “Dardanët” përgatiten për Austrinë
  • 23:48Foda pas fitores ndaj Irlandës: Më pëlqeu reparti defanziv, nuk u lejuam asgjë irlandezëve
  • 23:33FFK: Fitorja ka emër, Fitore për çlirimtarët