Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave ka mësuar kundërshtaret për edicionin e vitit 2027 të UEFA Nations League.
Shorti është tërhequr të martën në Nyon të Zvicrës, ku Kosova është pozicionuar në Grupin 4 të Ligës B, së bashku me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë.




