Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Zvicrën

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 20:29
Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes së së martës kundër Zvicrës, e cila do të luhet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës. “Kjo ndeshje është e fundit në Grupin B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026

. Pas fitores 2:0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, “Dardanët” kanë siguruar tashmë vendin e dytë në grup dhe biletën për ‘play-off’. Megjithatë, në teori ekziston ende mundësia për një kualifikim të drejtpërdrejtë, por vetëm nëse Kosova arrin një fitore të thellë 6:0 ndaj Zvicrës, një skenar që konsiderohet thuajse i pamundur. Në stërvitjen e sotme, përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët. Trajneri ka punuar kryesisht në detaje taktike, duke përgatitur ekipin për një ndeshje ku pritet angazhim maksimal, pavarësisht se objektivi kryesor tashmë është arritur”, ka shkruar FFK.

Të hënën kanë folur për ndeshjen të dy trajnerët e kombëtareve.

Foda ka thënë se fokusi kryesor i ekipit është paraqitja dinjitoze ndaj Zvicrës, për të dëshmuar se humbja 4:0 në Bazel, nuk ka qenë ftyra e vërtetë e Kosovës. E trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se për ndeshjen kundër Kosovës emocionet janë lënë pas dhe se skuadra e tij synon të imponojë lojën nga minuta e parë.

FC Kosova

Më shumë nga Sport

  • 13:05Flaka Loxha shkëlqen në Zagreb, mposht edhe medalisten e bronztë të botës në Grand Prix
  • 08:11Harry Kane thyen rekordin historik, bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje për Anglinë
  • 22:46Italia triumfon ndaj Francës, përmbysje spektakolare në San Siro
  • 22:37Kreu i FFK-së për Dalipin: Ndjenjë e veçantë që zgjodhi fanelën dardane
  • 22:36Shqipëria shumë afër Ligës B, merr fitore të madhe ndaj Finlandës