Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026

GD
Gazeta Demos19 janar 2026 në 17:25
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026

Skitarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.

Kryeziu ka përmbushur kriteret bazë të kualifikimit në tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh, disiplina në të cilat do të garojë në Milano Cortina.

Ndërkohë, Drin Kokaj ka siguruar kualifikimin për të përfaqësuar Kosovën në sllallom. Në garë për kualifikim ishin edhe Lirika Deva, e cila plotësoi kriteret në sllallom dhe sllallom të madh, si dhe Vokshi në sllallom të madh.

Sipas rregullave, Kosova mund të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore me nga dy garues për secilën gjini. Në këtë rast, Kryeziu kishte më shumë disiplina në të cilat u kualifikua, ndërsa Kokaj ka pikë më të ulta kundrejt Vokshit, në disiplinën e sllallomit.

Kiana Kryeziu ka përfaqësuar Kosovën edhe në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, ndërsa për Drin Kokajn, Milano Cortina 2026 do të jetë paraqitja e parë olimpike. Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina do të mbahen nga 6 deri më 22 shkurt 2026.

Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026

Më shumë nga Sport

  • 17:52Drita mbetet pa trajner zyrtarisht, ndahet me Zekirija Ramadanin
  • 17:25E pabesueshme, skuadra e ligës së pestë angleze refuzon ofertën 1.3 milionë euro për lojtarin e saj
  • 17:18Auda – Dinamo, formacionet zyrtare
  • 16:25Messi pa sigurim, shkon në një dyqan sportiv me fëmijët e tij
  • 16:24Trajneri njofton se kur do të rikhehet Muriqi në skuadër